Kultura e boronicës, e cila deri vonë është rritur vetvetiu nëpër male, tash ka filluar të kultivohet në mënyrë të organizuar dhe kultivuesit e saj nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella. Kultivuesit e boronicës kanë treguar se kultivimi i saj është i lehtë dhe në vend ka kushte të mira për të dhe sipas tyre nuk mungon as leverdia në këtë veprimtari bujqësore.
Kultivuesi i Boronicës Flurim Shala nga Juniku, i cili merret me kultivimin e boronicës tash e tre vite, tregon se është i kënaqur me kultivimin e kësaj kulture bujqësore. “Në fillim të kësaj veprimtarie me ka përkrahur me fidane programi Mundësi të Reja për Bujqësi i USAID-it, po ashtu me kanë përkrah edhe me këshilla çka jam falënderues”, thotë Shala.
Ai tregon se me frutat e boronicës së tij tashmë ka dal në tregun vendor. “Po kam filluar të dal në treg me boronicën dhe jam i kënaqur me shitjet dhe kultivimin e saj, por bujqve u duhet një përkrahje më e madhe. Shitjen e kam nëpër tregje dhe markete të ndryshme në komunat e Rrafshit të Dukagjinit dhe komuna të tjera”, tregon fermeri Shala.
Ai thotë se fermerët janë duke pritur Qeverinë Kosovës respektivisht Ministrinë e Bujqësisë që t’u ndajnë mjetet e premtuara nga subvencionet dhe grantet.
Zyrtarët e Komunës së Junikut kanë treguar se kultura e boronicës kultivohet edhe në ketë komunë, pasi që po tregohet e suksesshme.
“Në Komunën e Junikut janë të mbjella 2 hektarë me boronicë. Presim që viteve të ardhshme këto sipërfaqe të rriten edhe më shume pasi që ka leverdi edhe nga kultivimi i kësaj kulture bujqësore”, ka thënë Ali Gacaferi këshilltar komunal për bujqësi në Junik.
Kultivimi i boronicës është në sipërfaqe prej 10 hektarëve, derisa komunat në të cilat kultivohen janë kryesisht komunat e rrafshit të Dukagjinit si Deçani, Juniku, Gjakova por edhe në Shtërpcë e Gjilan. E varietetet e boronicës të cilat kultivohen në Kosovë, janë: Bluecrop, duke, elliot, legacy, toro, sierra, nelson, arlen si dhe chanticler.
Ndërkaq zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë sikur çdo vit edhe këtë vit do të përkrahen kultivuesit e bimëve të imta. Sipas tyre, të gjithë fermerët të cilët kanë një hektar tokë të punuar do të përkrahen me nga 300 euro. /FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës