Borell: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë qëllim i të gjithë partive politike
Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për një shoqëri multietnike dhe me ndryshimin e Kushtetutës do të përmirësohen të drejtat themelore dhe nuk dyshoj se me këtë do të ruhet identiteti kombëtar dhe në të njëjtën kohë do të avancohet procesi për anëtarësim në BE, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell në intervistë për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë projekt i vetëm një partie politike, kjo duhet të jetë aspiratë e tërë vendit. Në Maqedoninë e Veriut qytetarët e kanë shprehë aspiratat e tyre për anëtarësim në BE, sepse duan të jenë pjesë e një shoqërie me vlera të përbashkëta dhe të kenë përfitim nga hapja e kufijve, lehtësimin e lëvizjes, tregut të përbashkët dhe standardet e BE-së në përgjithësi. Në përgjithësi qytetarët duan qetësi, prosperitet dhe jetë më të mirë në BE, për vete dhe fëmijët e tyre. Për këtë përgjegjës janë të gjithë partitë e juaja politike që të punojnë dhe të arrijnë këtë qëllim”, tha Borell.
Ai thekson se negociatat për anëtarësim në BE janë një proces i bazuar në merita dhe se vlerësohet progresi i arritur në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara dhe zbatimin e standardeve dhe reformave të BE-së.
Borell e pranon se vendi ka pritur shumë gjatë për fillimin e negociatave për arsye të ndryshme, por thekson se në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut nuk ka një partner më të mirë dhe më të përkushtuar se BE-ja, e cila është donatori, investitori dhe partner tregtar më i madh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A