Barcelona ka bërë një ofertë të vonshme dhe më të leverdishme për talentin brazilian, Malcom dhe kjo thuhet që ka bërë Bordeaux ta pezullojë transferimin e brazilianit te Roma, raportojnë mediat italiane.  

Me herët gjatë ditës u raportua për një arritje të marrëveshjes mes francezëve të Bordeaux dhe Romës për transferimin e Malcom në Olimpico.


Të dy skuadrat kishin lajmëruar në faqet e tyre zyrtare se një marrëveshje është arritur dhe se talenti brazilian do të transferohej te Roma.

Malcom do të duhej të arrinte në Romë sot (e hënë) në mbrëmje përpara se t'i kryej teste mjekësore me Giallorossët në mëngjesin e së martës pasi klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje prej 36 milionë eurosh.

Malcom 904767

Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se klubi francez nuk ka autorizuar fluturimin e Malcom në kryeqytetin italian.

E gjithë kjo thuhet se është bërë pasi gjiganti spanjoll, Barcelona, ka trokitur në dyert e skuadrës franceze me një ofertë më të lartë, e cila mendohet të jetë 41 milionë euro.

https://twitter.com/thomasdeeacon/status/1021503801453408258

Në një kthesë të vonshme e të befasishme, Barcelona mund të rrëmbejë talentin e madhe brazilian, i cili ishte afër zyrtarizimit të tij te Roma.

Në rast transferimi të Malcom te Barcelona, atëherë skuadra nga Camp Nou do të hiqte përfundimisht dorë nga ndjekja e Willian, për të cilin Chelsea ua refuzojë tri oferta. /Telegrafi/

telegrafi sport app