LAJMI I FUNDIT:

Bora mbuloi rrugët e Shkupit, a do të pastrohen rrugët në kohë? (Foto)

Bora mbuloi rrugët e Shkupit, a do të pastrohen rrugët në kohë? (Foto)

Sot në mëngjes bora i mbuloi rrugët e kryeqytetit por qytetarët e Shkupit duhet të lëvizin me kujdes dhe të vozisin me vëmendje për shkak se bora është ende e pa pastruar.

Për shkak të festës së krishtlindjeve, qytetarët nuk presin që autoritetet e Bashkisë së Shkupit, ndërmarrjet publike të veprojnë shpejtë dhe të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes.

Siç njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, krahas korsive, ekipet e ndërmarrjeve publike “Higjiena komunale” dhe “Parqet dhe gjelbërim” në terren në mënyrë mekanike por edhe me dorë e pastrojnë borën nga trotuaret dhe se shërbimi dimëror i Bashkisë së Shkupit e ndjek gjendjen në terren dhe intervenon sipas nevojave, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Bashkia për këtë sezon dimëror siguroi 4 ton kripë, që bashkërisht me kripën e mbetur nga sezoni i kaluar është diku rreth 4500 ton si dhe 300 tonë asfalt i ftohtë”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Bashkia e Shkupit ju rekomandon vozitësve të vozisin me vëmendje dhe t’u përshtaten kushteve të korsive ndërsa qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve ju bën apel marrin pjesë në pastrimin e borës./Telegrafi/

Foto: Faktor
Foto: Faktor

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori