LAJMI I FUNDIT:

Bonucci e kishte thirrur Ranocchian në telefon për ta shtyrë derbin Madonnina pas vdekjes së Astorit

Bonucci e kishte thirrur Ranocchian në telefon për ta shtyrë derbin Madonnina pas vdekjes së Astorit
Foto: Marca

Vdekja e Davide Astorit ndikoi në gjithë ndeshjet e Serie A.

Mbrojtësi italian ishte pjesë e akademisë së Milanit, pastaj vazhdoi te Pizzighettone, Cremonese, Cagliari, Roma dhe Fiorentina, por është paraqitur edhe te Përfaqësuesja e Italisë.

Prokuroi i habitur nga mënyra e vdekjes të një sportisti si Astori, por specialisti i mjekësisë sportive u përgjigjet të gjitha pyetjeve që janë ngritur para autopsisë
Lexo po ashtu Prokuroi i habitur nga mënyra e vdekjes të një sportisti si Astori, por specialisti i mjekësisë sportive u përgjigjet të gjitha pyetjeve që janë ngritur para autopsisë

31-vjeçari pasi kishte një karrierë në shumë klube, kishte bërë shumë shokë dhe pasi ishte një futbollist shembull, për atë kishin respekt edhe kundërshtarët.


Nisur nga kjo shumë lojtarë kishin refuzuar të dilnin në fushë nga dhimbja e madhe dhe kjo ishte një shkas që Federata e Futbollit në Itali të merrte vendim për shtyrjen e ndeshjeve në Serie A dhe B.

Leonardo Bonucci dhe Davide Astori gjatë stërvitjes së Italisë më 25 maj 2016 (Foto: Getty Images)

Problem i madh ishte vetëm derbi mes Milanit dhe Interit, kjo pasi qyteti i Milanos ishte i mbi populluar nga tifozët, të cilët kishin bërë të gjitha përgatitjet për të shikuar një nga derbit lokal më të madh në botë.

Por, që ndeshja të anulohet pa polemika u përkujdes Leonardo Bonucci, i cili me një telefonat drejt Andrea Ranocchias, ia kishte bërë çdo gjë më të lehtë zyrtarëve italian për të shtyrë takimin.

Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri
Lexo po ashtu Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri

Sipas Il Corriere della Sera, telefonata e kapitenit të Milanit ishte bërë para se komisionari i ligës italiane, Giovanni Malago, të pyeste klubet për mendimet e tyre rreth ndalimit të përballjes.

Bonucci dhe Ranocchia janë shokë të mirë dhe të dy së bashku kanë pasur miqësi me Astorin dhe menjëherë u akorduan për të shtyrë takimin dhe që këtë ide ta transmetonin tek të gjithë në skuadrat e tyre.

Autobusi i Fiorentinas duke ul larguar nga hoteli La’ Di Moret në Udine pas vdekjes së Astorit (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se ishte raportuar se Borja Vallero dhe Matias Vecino kishin refuzuar të luanin ndaj Milanit, dyshja e Interit ashtu si Ricardo Montolivo, Nikola Kalinic dhe Luca Antonelli, ishin bashkëlojtarë me Astorin në të kaluarën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HF_LEvTJ-0s

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori