BONEVET është institucion i edukimit joformal që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, të identifikojnë dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre përmes lojës dhe teknologjisë.

LEGO Education icon 1


Me fillimin e vitit akademik edhe qendrat e BONEVET kanë hapur dyert për të gjithë fëmijët e moshës 5-15 vjeç për regjistrimin në klasat e muajit Tetor.

BONEVET Website Icons 22

Përmes eksplorimit të fushave STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë) këto grupmosha arrijnë të mësojnë përmes lojës dhe teknologjisë, të krijojnë lojërat e veta, të programojnë robotë, të mësojnë për shkencën, artin e matematikën.

Shkenca ne Natyre

Aktivitetet e BONEVET zhvillohen në gjashtë (6) qendra të Kosovës: Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë dhe Pejë.

Klasat edukative që do të ofrohen gjatë muajit Tetor janë: mTiny, Froebel Gifts, Art, Shkenca në Natyrë, Python, Intro to Animation, Lego Spike, Scratch Junior, Scratch + mBot, Minecraft, Matematika Inspiruese e shume të tjera.

BONEVET 3D Printing Class

Për t’u informuar rreth klasave tona, ju ftojmë të vizitoni webfaqen tonë: https://bonevet.org/edukimi/klasat/

Përzgjedhni lokacionin tuaj më të afërt dhe bëhuni pjesë e hapësirës BONEVET

LEGO BriQ icon  1