Bomgartner: Franca do të përpiqet të lehtësojë procesin mes Shkupit dhe Sofjes për një fillim më të shpejtë të negociatave
Konferenca e planifikuar për në qershor nuk do të jetë një konferencë specifike që synon vetëm zgjerimin, por do të jetë tema qendrore krahas konferencës për këtë temë specifike.
Vizioni i Francës për Ballkanin Perëndimor përmban perspektiva të qarta evropiane, do të thotë të investosh në rajon dhe të kesh një ambicie të përbashkët për dekadat e ardhshme, tha ambasadori francez në vend Cyril Bomgartner në tryezën e sotme me temë “Aderimi në Ballkanin Perëndimor në BE: një tregim i gjatë i (pa) përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.
Lidhur me mosmarrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë, Bomgartner tha se Parisi mbetet i mobilizuar dhe do të përpiqet të ndihmojë në lehtësimin e procesit për të filluar më shpejt negociatat me BE-në. Në kuadër të integrimeve evropiane, ai iu referua edhe Konferencës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të presidencës franceze, e cila u paralajmërua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron për në qershor të këtij viti.
“Konferenca e planifikuar për në qershor nuk do të jetë një konferencë specifike që synon vetëm zgjerimin, por do të jetë tema qendrore dhe përveç konferencës për këtë temë specifike, Franca tashmë ka disa herë, raste për të treguar angazhimin e saj në nivelin më të lartë dhe angazhim për avancimin e perspektivës evropiane të këtij rajoni, e veçanërisht për kandidaturën evropiane të Maqedonisë dhe dëshirojmë dhe vazhdojmë të jemi aktivisht të mobilizuar.
Ekziston ai kontest dhe ato diskutime mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të cilat janë premtuese dhe synimi i Presidencës franceze me Këshillin, në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera evropiane, të përpiqet në kohën e duhur për të lehtësuar atë proces, për të arritur atë që është qëllimi ynë i përbashkët, dhe ai është hapja e negociatave të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bomgartner.
Ai sqaroi se për sa i përket konferencës ende nuk janë përcaktuar konturet, duke theksuar se ende kërkohet formati më i përshtatshëm për bisedë, si dhe përmbajtja që do të jetë më e dobishme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë