LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Trumpit, Bolton takohet me Daçiqin: Është koha që Kosova dhe Serbia të veprojnë

Këshilltari i Trumpit, Bolton takohet me Daçiqin: Është koha që Kosova dhe Serbia të veprojnë
-->

John Bolton, këshilltari i presidentit Donald Trump është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Bolton përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me Daçiqin janë pajtuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara.

“Ishte kënaqësi të presë sot ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Ne u pajtuam që dialogu me Kosovën duhet të ecë përpara pasi që asnjëra palë nuk përfiton nga status quo. Koha është tani që të veprojnë të dyja palët”, ka shkruar Bolton. /Telegrafi/