LAJMI I FUNDIT:

Boko Haram liron 101 nxënëse të rrëmbyera, kërcënon prindërit ‘mos i dërgoni më në shkollë’ (Foto)

Boko Haram liron 101 nxënëse të rrëmbyera, kërcënon prindërit ‘mos i dërgoni më në shkollë’ (Foto)

Terroristët e grupit Boko Haram, i kanë liruar 101 nga 110 nxënëset, që i kidnapuan para një muaji në verilindje të Nigerisë.

Adoleshentet janë kthyer në Depchi, pas marrëveshjes mes qeverisë nigeriane dhe grupit që ka lidhej të afërta me ISIS-in, transmeton Telegrafi.


“Më kurrë mos i ktheni të bijat në shkolla” ka qenë mesazhi ogurzi, të cilin Boko Haram ua bëri prindërve, pak momente pas lirimit.

Derisa po i zbrisnin prej makinave, forcat rebele u kanë thënë të pranishmëve, se ‘i kthyen nga keqardhja’, ndërsa një tjetër ka thënë se gjashtë vdiqën, kurse një tjetër mbeti e mbyllur sepse ‘nuk donte të konvertohej në islam’. Por, nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar, për fatin e nëntë të tjerave që nuk janë liruar.

Boko Haram në gjuhën hausa nënkupton se “edukimi perëndimor është i ndaluar”, ndërsa mbanë emrin organizata famëkeqe, që gjatë vitit 2014 rrëmbeu 200 nxënëse. Disa prej tyre janë liruar kohë pas kohe, disa arritën që të arratisen, teksa të tjera po mbahen ende peng. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori