LAJMI I FUNDIT:

Bojken Abazi: Qëndrimet e Edi Ramës për kufijtë e Kosovës janë shqetësuese (Video)

Bojken Abazi: Qëndrimet e Edi Ramës për kufijtë e Kosovës janë shqetësuese (Video)

Bojken Abazi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Abazi ka thënë se Serbia është bërë edhe më agresive kohëve të fundit, madje duke depërtuar me biznese edhe në Shqipëri. Sipas tij bashkimi kombëtar do të evitonte këtë ndikim nga Serbia.


“Këto dy shtete janë shumë të dobëta të ndara (Shqipëria dhe Kosova), prandaj me bashkim do të zgjidheshin një pjesë e tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konsideron problematike fjalët e Ramës në raport me Kosovën, pasi sipas tij duhet diskutuar në mënyrë bilaterale.

“Nuk është problemi se Rama po flet për Kosovën. Problematike janë qëndrimet e tij në raport me kufijtë e Kosovës. Ai nuk ka dalë kundër projektit të propozuar nga Hashim Thaçi. Rama të enjten tha se patjetër duhet të diskutohen kufijtë e Kosovës”.

Sipas Abazit është i pakuptimtë pozicioni i Edi Ramës për Kosovën.

“Ai po mbështet qartazi këtë projekt. Ne do të kundërshtojmë edhe atë edhe Hashim Thaçin me vendosmëri”, tha ndër të tjera Bojken Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori