LAJMI I FUNDIT:

Bogdanoviq: Prindërit të respektojnë rekomandimet e ministrisë për epideminë e fruthit

Bogdanoviq: Prindërit të respektojnë rekomandimet e ministrisë për epideminë e fruthit

Pasi Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, përmes rrjeteve sociale ka porositur prindërit që të respektojnë masat e Ministrisë.

Ai konfirmoi se kopshtet e fëmijëve në Komunën Qendër prej sot do të pranojnë vetëm fëmijët të cilët kanë kaluar procesin e vaksinimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ministria e Shëndetësisë në territorin e Shkupit shpalli epideminë e fruthit. Në pajtim me vendimin e Ministrisë, kopshtet e territorit të Komunës Qendër prej 03.01.2019 (e enjte) do të pranojnë vetëm fëmijë që kanë kaluar procesin e vaksinimit”.

“Apeloj tek prindërit që t’u përmbahen udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të ulet rreziku nga përhapja e epidemisë”, shkruan Bogdanoviq.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se janë regjistruar gjashtë raste të reja të fruthit, prej të cilëve pesë fëmijë dhe një i rritur./Telegrafi/