LAJMI I FUNDIT:

Bodrumi i Vjetër, rrit investimet

Bodrumi i Vjetër, rrit investimet

Kompania Bodrumi i Vjetër ka mbajtur një konferencë për media me rastin e promovimit të investimeve të kësaj kompanie, të përkrahura nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Bujqësisë. Bodrumi i Vjetër si pjesë e kompanisë Haxhijaha, është tregim suksesi i një privatizimi me spin-off të thjesht të ndodhur në vitin 2006. Foto 3

Drejtori i kompanisë Halim Haxhijaha tregoi për sfidat e njëpasnjëshme që nga renovimi i objekteve e deri te faza e prodhimit, gjë që nuk do të ishte e mundshme pa përkushtimin e familjes, stafit të kompanisë dhe ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian.

“Punën tonë po e dëshmojnë nga dita në ditë dëshmitë dhe certifikatat mbi kualitetin e produkteve nga institucionet ndërkombëtare si: Panairit ndërkombëtar ‘PROWEIN’ Dusseldorf. Organizata për certifikimin dhe vlerësimin e produkteve nga Londra CWSA dhe WSA 2014. Gjithashtu jemi shpallur Vera më e mirë vendore nga Superbrand në Kosovë. Falë kualitetit dhe organizimit të mirë ne kemi arrit të eksportojmë në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Holandë, Belgjikë, Çeki, Nigeri dhe në Japoni”, tha Haxhijaha.Foto 2

Në këto investime rol të rëndësishëm kishin Ministria e Bujqësisë dhe Komisioni Evropian, ku përfitues përveç kompanisë Bodrumi i Vjetër ishin edhe 65 fermerë të cilët bashkëpunojnë me kompaninë Bodrumi i Vjetër të cilët përfituan vegla bujqësore në vlerë prej 45,000 euro.

Ai premtojë se nuk do të ndalen me kaq por do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe do të bëjnë kërkimin e tregjeve të reja, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Christof Stock, tha se rritja e eksportit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Komisioni Evropian ka qëllim përkrahjen e prodhuesve vendor në rritjen e kualitetit dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga shtetet e Bashkimit Evropian.Foto 4

Për investime dhe grante të Qeverisë foli edhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, i cili edhe njëherë potencoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet zhvillimin e Bujqësisë, dhe përkrahja e kompanive serioze si kompania Bodrumi i Vjetër është obligim i yni.

Ministri Krasniqi, falënderoi edhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për kompaninë Bodrumi i Vjetër, duke diskutuar për rëndësinë e eksportit në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi foli për traditën rahoveciane në kultivimin e rrushit dhe benefitet që kjo kulturë ia sjellë Komunës dhe Qeverisë së Kosovës. Vehapi falënderojë Ministrinë dhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për prodhuesit dhe kultivuesit e kësaj ane.

Në mbyllje të konferencës u ndanë edhe grante për fermerët bashkëpunëtorë të kompanisë Bodrumi i Vjetër. /Telegrafi/