LAJMI I FUNDIT:

Boçek: Nevojitet zgjedhje evropiane për krizën e refugjatëve

Boçek: Nevojitet zgjedhje evropiane për krizën e refugjatëve

Është evidente se asnjë vend nuk është i aftë vet të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin. Nevojitet bashkëpunim evropian dhe zgjidhje e çështjes evropiane, thotë Tomas Boçek, përfaqësues për refugjatët dhe migrantët, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni nga MIA.

Një nga misionet e para të Boçek ishte vizita në Maqedoni dhe Greqi në vendet kritike ku ndodhen migrantët.


“Pashë shumë gjëra, u takova me shumë njerëz, me autoritetet e Greqisë dhe Maqedonisë, me shumë refugjatë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. tani ka pasqayrë globale për gjendjen në vendin e ngjarjes. Ajo nuk është shumë e këndshme. ne endoqëm rrugën nga ishujt grekë, i pamë qendrat për regjistrim, i pamë kampet në Athinë, në afërsi të Selanikut, ishim edhe në Idomeni, ku gjendja me të vërtetë është katastrofale dhe e papranueshme, dhe në fund i pamë kampet në Gjevgjeli dhe Tabanoc, dhe para së gjithash vendin i cili është mu afër kufirit me Serbinë, ku pati, kur isha unë, 350 persona në kushte shumë të papranueshme për Evropën e sotme”, deklaroi Boçek.

Në takim me autoritetet e Maqedonisë u tha se asnjë vend, e vetme nuk mund ta zgjidhë problemin me refugjatët. “U takuam me ministrin e Punëve të brendshme me të cilin patëm bisedë të hapur. Është evidente se asnjë vend nuk ështl i aftë vetë të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin. Nevojitet bashkëpunim evropian dhe gjetje e zgjidhjes evropiane. Ajo është porosia dhe pika kryesore e dialogut tonë”, theksoi Boçek.

Për gjendjen me refugjatët dhe migrantët në Evropë do të diskutojë Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës, sesioni pranveror io të cilës fillon sot në Strasburg. Në rend dite janë vendosur të drejtat e njeriut të refugjatëve dhe migrantëve dhe para së gjithash situata në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Raportin për debatin, parashtruar nga parlamentarja holandeze, Tineke Strik, një pjesë e mirë i është kushtuar edhe Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/