LAJMI I FUNDIT:

BMW do të prodhojë Mini-n e ri elektrik në Oksford pasi ka siguruar financime nga taksapaguesit

BMW do të prodhojë Mini-n e ri elektrik në Oksford pasi ka siguruar financime nga taksapaguesit

BMW do të prodhojë gjeneratën e saj të ardhshme të Mini-t elektrik në Oksford pasi siguroi miliona funte në mbështetje të taksapaguesve nga qeveria.

Gjiganti gjerman i veturave pritet që të dal me njoftim gjatë së hënës me detaje të tjera mbi investimin e tij shumë milionësh, për të cilën ministrat thonë se do sigurojë 4,000 vende pune.


Lajmi vije pasi që Sky News më herët gjatë këtij viti kishte zbuluar se BMW po përgatitej që të investonte më shumë se 583 milionë euro (500 milion funte) në fabrikën e saj ekzistuese në këtë qytet, të mbështetur nga një financim qeveritar prej mbi 87 milionë eurove (75 milion funte), transmeton Telegrafi.

Burime nga Whitehall nuk pranuan të japin detaje mbi nivelin e mbështetjes së taksapaguesve që ofrohet, por nuk e kundërshtuan shifrën prej mbi 87 milionë eurove (75 milionë funtesh) të përmendur nga Sky News.

Qeveria deklaron se njoftimi i afërt i BMW mbi investimin do të thotë se shifra totale e investimeve në sektorin e automobilave në vend në vitet e fundit ka tejkaluar shumën e 7 miliardë eurove (6 miliardë funte).

Kryeministri Rishi Sunak tha: “Investimi i BMW-së është një shembull tjetër i ndritshëm se si Mbretëria e Bashkuar është vendi më i mirë për të ndërtuar vetura të së ardhmes”.

Tutje ai shtoi: “Duke e mbështetur industrinë tonë të prodhimit të veturave, ne sigurojmë mijëra vende pune dhe e rrisim ekonominë në të gjithë vendin”.

Kemi Badenoch, Sekretare e Biznesit dhe Tregtisë bëri të ditur se investimi tregoi se plani i qeverisë për sektorin po “gjeneronte rezultate”.

Ajo në një prononcim për Sky News deklaroi: “Në një kohë kur njerëzit janë të shqetësuar se si do të jetë e ardhmja për industrinë e veturave, ajo që ne po themi është se ne po bëjmë shumë dhe po funksionon”. /Telegrafi/