LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton motoçikletën e re elektrike, çmimi i saj fillestar është 13.000 euro – e shpejtësia maksimale 120 kilometra në orë

BMW prezanton motoçikletën e re elektrike, çmimi i saj fillestar është 13.000 euro – e shpejtësia maksimale 120 kilometra në orë

BMW këto ditë ka prezantuar flotën e veturave të saj elektrike, por kësaj radhe ka ardhur edhe me një motoçikletë.

Bëhet fjalë për CE 04, që është e para e llojit të vetë dhe që plotësisht është elektrike, transmeton Telegrafi.

Me vetëm një mbushje të baterisë, mund të përshkohen 130 kilometra dhe shpejtësinë maksimale e ka të programuar në 120 kilometra në orë.


Çmimi fillestar i kësaj motoçiklete është mbi 13.000 euro. Megjithatë kjo nuk është motoçikleta e parë elektrike nga gjiganti bavarez BMW.

Në vitin 2014 lansoi C Evolution që tani është zëvendësuar nga CE 04. Falë baterisë 31 kW kjo motoçikletë gjeneron 42 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-60 kilometra në orë e arrin për 2.5 sekonda, kurse atë maksimale prej 4 sekonda. /Telegrafi/