LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i rrugës Hani i Elezit-Kaçanik, krijon kolona të gjata dhe pasiguri

Bllokimi i rrugës Hani i Elezit-Kaçanik, krijon kolona të gjata dhe pasiguri

Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Xhaferi”, kanë bërë që magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit të bllokohet tërësisht për kalim por si pasojë e kësaj në atë zonë janë krijuar kolona të gjata të kamionëve dhe votuarave në pritje për të gjetur një zgjidhje.

Kompania përgjegjëse për punimet “Betchel Enka”, ka ofruar një rrugë alternative, e cila është duke u përdorur. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët që kalojnë andej shprehen të revoltuar me vonesat që po ndodhin.

Sipas tyre, rruga alternative është mjaft e rrezikshme dhe si pasojë e kësaj po ka konfuzitet se a duhet kaluar andej, apo të përdoret ndonjë rrugë tjetër.


Muhamet Livoreka nga Hani i Elezit, me tone të ashpra,  shprehet i nervozuar me këtë gjendje.

Ai për KosovaPress thotë se ka dy ditë që rruga kryesore është bllokuar dhe kjo që është dhënë si alternativ, është shumë e rrezikshme.

“Shumë krejt e bllokuar rruga…. jo hiç krejt katastrofë është… një të sëmur ose duhet me vazhdu këndej ose andej”, ka thënë ai.

Ndërsa, Remzi Loku nga Kaçaniku që punon si taksist, ka thënë se përveç pritjes së gjatë, rruga alternative është shumë e keqe, pasi është vetëm një drejtim dhe duhet ngjitur kodrave.

“Siç po shihet jo vetëm tridhjetë minuta, por pesë ore do të presim për të shkuar deri në lokacionin që kemi…rruga është e ngushtë, vetëm një drejtim mundet me kalu, jo dy”, tha Loku.

Kurse, një qytetar që kishte ardhur nga Shkupi për të vizituar, Prishtinën, ka thënë se këto vonesa që po bëhen po shkaktojnë pakënaqësi të madhe, deri në atë masë, siç thotë ai, mos hyrjes më në Kosovë.

Ai ndër të tjera tha se përveç rrezikshmërisë, po dëmtohen veturat dhe harxhimet po janë më të mëdha.

“Jemi duke pritë qe dy orë këtu, nuk e di çka është problemi… shumë e rrezikshme, plus ka harxhime më të mëdha se sa që duhet”, përfundoi ai.

Ngjitur me rrugën që po shfrytëzohet si mundësi për të qarkulluar shihen familjarë që banojnë në shtëpi afër.

Ata thanë se kjo rruge është e mjerueshme. Sipas tyre gjithë ky trafik që po bëhet rreth shtëpive të tyre po i sjell vetëm dëme.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, do të qëndroi e mbyllur nga e premtja deri të martën.

Gjatë muajit të kaluar pikërisht në këtë zonë ka ndodhur një aksident, ku ka rënë njëri ndër trarët dhe janë lënduar tre persona raporton KP, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori