Moskrijimi i institucioneve të reja, do të ketë pasoja të mëdha për ekonominë. Sipas njohësve të ekonomisë, bllokada e krijuar dërgon një mesazh të keq për investitorët e huaj. Po ashtu situata aktuale politike mund të krijoj edhe probleme të tjera sa i përket pagave, kategorive sociale si dhe pagesave për veteranët.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka ka thënë për Telegrafin se situata aktuale politike dhe zvarritjet për krijimin e institucioneve ka ndikim të madh për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe ndikon në shpejtësinë e zhvillimit ekonomik.
“Faktorët politik janë të rëndësishëm në marrjen e vendimeve për investime, prandaj çfarëdo vonese në funksionalizimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 11 qershorit vetëm se do ta cenojë perspektiven zhvillimore të vendit dhe mundësinë për tërheqjen e investimeve të huaja, ndërsa viti 2014 është shembulli më i mirë për pasojat negative të jostabilitetit politik mbi zhvillimin ekonomik”, tha ai.
Kosova sipas Zekës, ka nevojë për institucione legjitime të cilat do të mund të negocionin dhe nënshkruanin pa kufizime marrëveshje me institucione ndërkombëtare financiare.
“Institucionet e reja duhet të ofrojnë lehtësira për investitorët potencial strategjikë ashtu siç është paraparë me Ligjin për Investime Strategjike dhe mbi të gjitha Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional i cili do të mund të aprovonte ndryshimin e legjislacionit ekzistues ose aprovimin e akteve të reja ligjore, të cilat rrjedhimisht do të ndikonin në përmirësimin e mëtejmë të mjedisit, e të të berit biznes”, ka thënë drejtori i OEAK-së Arian Zeka.
Kurse Drejtori i Institutit RIINVEST, Alban Hashani ka thënë për Telegrafin se mos krijimi i institucioneve të Kosovës krijon një vakum institucional që dërgon sinjale të pafavorshme tek sektori privat.
“Në mungesë të një kuadri stabil institucional, investitorët, të vendit dhe të huaj, dekurajohen. Për më tepër, në mungesë të krijimit të institucioneve, nuk mund të rrumbullakohen reformat e filluara si dhe nuk mund të nisin projekte të reja domethënëse drejt përmirësimit të mjedisit biznesor. Të dhënat e fundit tregojnë se bizneset kanë ulur optimizmin e tyre dhe se pritjet janë më të ulëta se në tremujorin e parë të vitit 2017 kur është evidentuar një përmirësim në mjedisin biznesor”, tha ai.
Hashani thotë se Kosova në mungesë të krijimit të institucioneve, rrezikon edhe programet me institucionet ndërkombëtare financiare, programe që kanë rendësi të madhe për përmirësimin e ekonomisë së vendit.
“Për më tepër, Kosova, si vendi i fundit që është future në proces tranzicionit, duhet përshpejtuar hapin e reformave dhe se krijimi i këtyre situatave të status quo veç sa e ngadalësojnë edhe më tej procesin e reformave që do të mund të aktivizonin burimet e rritjes ekonomike”, ka thënë Drejtori i Institutit RIINVEST, Alban Hashani.
Ndërkaq Ibrahim Rexhepi këshilltar për ekonomi i Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mos rishikimi i buxhetit, krijon probleme te disa linja buxhetore. Sipas tij, problemet do të ketë për paga dhe çështje sociale edhe për pensionet e veteraneve të UÇK-së.
“Qeveria pa fuqi vendimmarrëse nuk mund të procedoj më tutje vendime që mund të kenë ndikim në buxhet- pakoja fiskale, apo në zhvillim siç është Termocentrali ‘Kosova e Re’, Trepça si dhe projekte të tjera të rëndësishme”, tha Rexhepi.
Sipas tij, situata aktuale politike krijon imazh të keq për vendin. “Në përgjithësi situata është mesazh shumë i keq për investitorët dhe me pasoja afatgjata ekonomike”, ka thënë Ibrahim Rexhepi ekspertë i ekonomisë nga AKR-ja.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 11 qershor, e ku koalicion ka dal PAN-i por që nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të zgjedhur kryetarin Kuvendit si dhe kryeministrin e ri të vendit.
E, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), deri në muajin maj 2017, ka pasur vetëm 103.7 milionë euro investime të huaja në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës