Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Malina” dhe është vizuelizuar edhe me videoklip.


Për tekstin e këngës është kujdesur vet reperi, ndërsa producent është Rzon.

dgdfg Foto: YouTube

Videoklipi u realizua nga Erzenology, i cili tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Kujtojmë që reperi ka sjell disa projekte gjatë këtij viti, në mesin e tyre është edhe kënga “Mbi dozë”, që solli në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi. /Telegrafi/