Bllagoja Milveski publikon listën e Maqedonisë së Veriut, 6 shqiptarë të ftuar për ndeshjet ndaj Italisë dhe Maltës

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për dy ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 2024 ndaj Italisë dhe Maltës.
Në listën e Milevskit janë përfshirë gjashtë shqiptarë si Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Valon Ethemi, Agon Elezi.
Ndeshjen me Italinë, Maqedonia e luan me 9 shtator në Shkup, përderisa atë me Maltën tre ditë më vonë në udhëtim.
Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për me 4 shtator në hotelin Hilton në Shkup.
Kujtojmë se përfaqësuesja e vendit për momentin mban pozitën e katërt në renditjen e grupit C eliminatorë me 3 pikë të tubuara nga 3 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































