Blerjet e Milanit do t'i shihni shumë shpejtë në fushë, kuqezinjtë zyrtarizojnë miqësore e parë

Tifozëve të Milanit nuk do t’u duhet të presin gjatë për të parë me bluzën e Milanit blerjet e reja të kuqezinjve.
Montellas i duhet t’i nis shpejtë përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë se do të marrë pjesë edhe në Ligën e Evropës.
Me 11 korrik, në orën 19:00, Milani do të zhvillojë një takim miqësor ndaj skuadrës zvicerane të Luganos.
Për herë të parë, bluzën e Milanin do ta veshin Musacchio, Ricardo Rodriguez dhe Kessien, ndërsa Andre Silva do t’i bashkohet më vonë kuqezinjve duke qenë se është pjesë e kombëtares së Portugalisë në Kupën e Konfederatave.

Ai ka shënuar edhe një gol në këtë garë.
Milani nuk i ka mbyllur ende transferimet dhe mund të bëjë ende ndonjë blerje në ditët e mbetura. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































