LAJMI I FUNDIT:

Blerja e dronëve “Bayraktar TB-2”, reagimi i KFOR-it dhe deklaratat e ekspertëve të sigurisë

Blerja e dronëve “Bayraktar TB-2”, reagimi i KFOR-it dhe deklaratat e ekspertëve të sigurisë

Dronët turq “Bayraktar TB-2” tashmë janë në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa oficerët kosovarë e kanë kryer trajnimin për përdorim.

Ekspertët e sigurisë thonë se Bayraktar-i është një ndër dronët më të sofistikuar në botë, dhe mund të operojë dhe të mbrojë në të gjithë territorin dhe kufijtë e Kosovës pa asnjë problem.


Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Lidhur me blerjen e dronëve dhe arritjen e tyre në Kosovës ditë më parë ka shkruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka pohuar Kurti, megjithëse nuk është bërë e ditur sa të tillë janë blerë.

Lidhur me pajisjen e FSK-së me dronë Bayraktar kishte shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai në një postim në Facebook kishte shkruar se që nga dita kur ka marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti kryesor i tij ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjisë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së.

“Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimi i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë… Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për  krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor.

Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona. Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë”, ka shkruar ai.

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë të qëlluar blerjen e dronëve Bayraktar
Lexo po ashtu Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë të qëlluar blerjen e dronëve Bayraktar

Dronët  e tillë, sipas ekspertëve të sigurisë janë blerje e qëlluar për ushtrinë e Kosovës.

“Lindje-perëndim, dhe veri-jug diku 170-180 kilometra hapësirë, kështu që ky dron edhe fluturon në atë hapësirë dikur rreth 150 kilometra nga baza e saj se ku do të vendoset dhe sigurisht që nuk është e pamenduar blera e këtyre dronëve sepse i përshtatet kushteve dhe relievit të Kosovës”, thotë Xhavit Sadrijaj, ish-Atashe i Sigurisë në Gjermani.

Ish-atasheu i Sigurisë në Gjermani, ka thënë për RTV Dukagjini se Bayraktar TB-2 është një ndër dronët më të sofistikuar në botë.

“Bart një ngarkesë mjaft të madhe me teknik luftarake deri në 100-150 kilogramë, mund të pajiset edhe me raketa të mençura, që janë jashtëzakonisht precize në goditjen e tankeve ose edhe mjeteve të blinduara apo edhe bunkerëve”, shtoi ai.

E lidhur me blerjen e dronëve ka reaguar të hënën KFOR-i. Përmes një komunikate KFOR-i kanë deklaruar se ata kanë autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Tutje KFOR-i sqaron se hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovë nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it. Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”.

KFOR-i thotë se vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës sipas mandatit të tyre fillestar.

“Mbështesim FSK-në  për operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme”.

KFOR-i thotë se mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e përmendur të OKB-së.

E me deklaratën e KFOR-it nuk është pajtuar ish-komandanti i FKS-së, Kadri Kastrati. Ai tha se hapësirën e lartë në Kosovë e kontrollin Hungaria, kurse hapësirën e ulët e kontrollon KFOR-i.

Duke folur rreth deklaratës së KFOR-it, se do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve, asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është ushtri.

“Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë të KFOR-it, ndoshta e kanë bërë këtë deklaratë për t’ia bërë qefin dikujt. Mirëpo FSK-ja që nga viti 2018 është ushtri me mision ushtarak”, tha Kastrati në RTK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori