Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është emri më serioz që Partia Demokratike e Kosovës po e shqyrton për ta kandiduar për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të nëntorit.
Vetë Stavileci, në një prononcim për Ekonomia Online, ka konfirmuar gatishmërinë për ta sfiduar Shpend Ahmetin, i cili do të kërkojë dhe një mandat në krye të kryeqytetit.
“Për çfarëdo projekti të rëndësishëm që ka për qëllim një avancim të një gjendjeje, të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, punë dhe vetëmohim në dobi të mirëqenies së tyre, unë jam i gatshëm që të pranoj”, ka thënë Stavileci, i pyetur nga Ekonomia Online se a do ta pranonte kandidaturën.
“Të ju them të drejtën ka disa vite, ndoshta edhe në zgjedhjet e kaluara një pjesë e jona që jemi të angazhuar politikisht dhe që jemi me bazë nga Prishtina, të lindur, të rritur dhe të shkolluar, e që punojmë në Prishtinë, na ofrohet të themi një mundësi e tillë”, ka shtuar ai.
“Në këtë rast, ne që jemi në politikë asnjëherë nuk i frikësohemi sfidave, as unë. Bile do të thosha kur është fjala për Prishtinën, edhe më pak; sado që vendime të tilla duhet të formalizohen. Janë organet dhe forumet e ndryshme, të cilat marrin vendime të tilla, por mund të them që në secilin prej projekteve që kemi pasur, dhe kam pasur personalisht deri më sot, kam qenë gjithmonë në shërbim të politikave publike, të cilat janë në radhë të parë për të mirën e qytetarëve dhe për t’i promovuar gjërat e mira… Mendoj që edhe Prishtina ka shumë e shumë nevoja të tilla”.
Një burim i mirinformuar nga PDK-ja, i afërt me kryetarin Kadri Veseli, ka konfirmuar se Blerand Stavileci është ndër emrat më seriozë që po shqyrtohen për kreun e Prishtinës.
“Kryetari është shumë i interesuar që PDK-ja të rritet në Prishtinë dhe po shikojmë të gjejmë kandidatin më të mirë. Stavileci ka një popullaritet sidomos te shtresa qytetare dhe te të rinjtë”.
Në PDK ka një hezitim nëse popullaritet i Stavilecit, është dëmtuar pak për shkak të një “skandali të shpikur nga mediet”, vitin e kaluar, kur atij iu botua një fotografi me një vajzë në kafeteri, që nxiti spekulime se ai është ndarë nga gruaja. “Spekulimet” nuk ishin sqaruar asnjëherë nga Stavileci.
Dy emrat e tjerë janë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, dhe Lirak Çelaj, zv.ministër i Drejtësisë dhe kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë. Përkrahësit e Çelajt argumentojnë se kryetari i degës duhet dhe të kandidojë për të udhëhequr kryeqytetin.
E vetmja parti që deri më tash e ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës është Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, publikisht ka paralajmëruar se do të rikandidojë edhe për një mandat. Kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si emra të mundshëm për të garuar për kreun e Prishtinës, po përmenden Arban Abrashi, ministër aktual i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, dhe Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Aleanca dhe Nisma pritet të dalin me një kandidat të përbashkët. Kandidatë të mundshëm janë Avni Arifi dhe Gazmend Abrashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi