Bleona Qerreti kishte paralajmëruar për një bashkëpunim ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare do të bashkëpunojë me Dj Flictin, i cili ka punuar me Wiz Khalifa, Meghan Trainor, Lauryn Hill.


Bleona ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa duken se janë në një studio muzikore, transmeton Telegrafi.

“Ju të gjithë nuk jeni gati për këtë muzikë. Dj Flict është zjarr”, ka shkruar Bleona në Instagram.

Këngëtarja aktualisht nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj më tepër. /Telegrafi/