LAJMI I FUNDIT:

Bledi Çuçi pritet të dekretohet si ministër i ri i Brendshëm i Shqipërisë

Bledi Çuçi pritet të dekretohet si ministër i ri i Brendshëm i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se do dërgoj për dekretim të presidenti, Bledi Çuçin për ministër të ri të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre e Bujqësisë.

Këtë Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.


“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/