Aktorja, Blake Lively, dhe bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds, u shfaqën së bashku në një ndeshje futbolli në Uells, ku nuk munguan momentet romantike mes tyre.

Çifti u pa duke ndjekur ndeshjen nga një suitë private në stadiumin Racecourse Ground, ndërsa në një moment Blake i dha një puthje bashkëshortit të saj.


Reynolds është bashkëpronar i klubit të futbollit Wrexham AFC së bashku me aktorin Rob McElhenney, shkruan DailyMail.

Gjatë ndeshjes së raundit të pestë të FA Cup, Wrexham u përball me Chelsea FC, por u eliminua nga gara.

Megjithatë, Lively dhe Reynolds dukeshin se po e shijonin atmosferën, duke shkëmbyer përqafime dhe biseda gjatë gjithë ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, aktorja zbriti në fushë për të përshëndetur disa nga lojtarët e Wrexham, ku u pa edhe duke përqafuar futbollistin Sam Smith.

Paraqitja e tyre vjen në një kohë kur Lively është përfshirë në një proces ligjor me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni. /Telegrafi/