LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry BBM bën 91 milionë përdorues aktiv

BlackBerry BBM bën 91 milionë përdorues aktiv

BBM është një nga platformat dhe aplikacionet më të popullarizuara të mesazheve në dispozicion për momentin.

Në ditët e para të saj, aplikacioni ishte ekskluziv për Blackberry, por kompania e ndryshoi mendjen e saj vitin e kaluar, dhe e lëshoi aplikacionin e saj edhe për platforma të tjera mobile, duke përfshirë sistemin operativ Android, iOS dhe Windows Phone.

Në një postim të kohëve të fundit, Blackberry e ka konfirmuar se aplikacioni i saj BBM ka mbi 91 milionë përdorues aktiv mujor në të gjithë globin – duke llogaritur përdoruesit në të gjitha platformat e kombinuara.
Herën e fundit ishte thënë se BBM kishte 85 milionë përdorues aktivë, prandaj duket se përdorimi i aplikacionit mobil ka një përmirësim të dukshëm.
Përveç kësaj, Blackberry njoftoi ka përgatitur disa risi për BBM, dhe ka në plan për të shtuar shumë karakteristika tjera emocionuese në aplikacionin e saj, i cili është një lojtar i rëndësishëm në treg, me këtë numër të përdoruesve aktivë, edhe pse ende prapa rivalëve si WhatsApp, WeChat, Viber, etj. (Telegrafi)