Ndërmarrja zvicerane SEBA Crypto AG ka mbledhur 100 milionë franga zvicerane (103 milionë dollarë) për të themeluar një bankë që ofron shërbime të kriptovalutave.
SEBA thuhet se menaxhohet nga ish-bankierët e UBS, Guido Buehler si shef ekzekutiv dhe Andreas Amschwand si kryetar, planifikon të aplikojë për një licencë të tregtimit të letrave me vlerë. Një licencë do t’i lejonte firmës të kryente tregti dhe investime me bankat e tjera dhe investitorët e kualifikuar.
Buehler tha për Reuters, përcjell Telegrafi, se SEBA synon të bëhet një urë në mes të bankave tradicionale dhe industrisë së kriptovalutave.
“Fillimisht ka për qëllim të sigurojë financimin e korporatave, duke përfshirë konsultimet për Ofertat Fillestare të Monedhave dhe shërbime të tjera dixhitale të lidhura me asetet për klientët e korporatave”, tha Buehler.
Ndërsa, Amschwand, tha se SEBA është duke e krijuar një mjedis për teknologjinë Blockchain.
“Në Zvicër ne kemi angazhim nga autoritetet e ndryshme për të krijuar një mjedis rregullator gjithëpërfshirës për zhvillimin e teknologjisë Blockchain dhe rritjen e qëndrueshme të aseteve të kriptovalutave”, tha Amschëand.
SEBA thuhet se planifikon të zgjerojë operacionet e saj në shpërndarës më të mëdhenj financiarë, duke filluar nga fillimi i vitit 2019. Investitorët që financuan SEBA përfshijnë firma të tilla si BlackRiver Asset Management dhe Capital Summer Summer me seli në Hong Kong, së bashku me pjesët e tjera nga Zvicra, Singapori , Malajzia dhe Kina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Në Prizren hapet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë