LAJMI I FUNDIT:

Bizneset njoftohen rreth konceptit të Operatorëve të Autorizuar Ekonomik

Bizneset njoftohen rreth konceptit të Operatorëve të Autorizuar Ekonomik

Statusi i Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, i cili që është njëri ndër konceptet kryesore të elementeve të kornizës së standardeve të Organizatës Botërore të Doganave për sigurimin dhe lehtësimin e tregtisë globale dhe rregullimin e raporteve Doganë-Biznes do t’u sjellë përfitime të shumta bizneseve të cilat do të marrin një status të tillë.

Kjo u tha sot nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, Blerim Krasniqi dhe Jashar Goga, gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, të cilët shpalosën edhe kriteret e nevojshme për sigurimin e një statusi të tillë, por edhe përfitimet për bizneset të cilat do të marrin statusin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë.

Në anën tjetër, Selim Thaçi, ekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha se ky institucion mbështet zhvillimin e konceptit të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe i ka ofruar mbështetje teknike Doganës për finalizimin e kësaj iniciative.


Gjatë tryezës u tha që përfitimet nga një status i tillë bizneseve do t’u mundësojë : përfitim më i lehtë nga procedurat e thjeshtuara doganore, kontrolle më të pakta fizike dhe të dokumenteve, të lidhura me sigurinë, të lidhura me legjislacionin tjetër doganor, njoftim paraprak në rast të përzgjedhjes për kontroll fizik, njoftim paraprak në rast të përzgjedhjes për kontroll doganor, trajtim prioritar në rast të përzgjedhjes për kontroll, mundësia e kërkimit të vendit specifik për realizimin e kontrolleve doganore, si dhe njohja reciproke në shtetet e treta, përkatësisht në shtetet anëtare të CEFTA-së, e më vonë edhe Brenda vetë Bashkimit Evropian.

Bizneset patën mundësi të mësojnë edhe për kriteret e nevojshme për sigurimin e një statusi të tillë, në mesin e të cilave edhe: përputhshmëria me legjislacionin doganor dhe rregullat tatimore, si dhe mospasja e kundërvajtjeve penale të lidhura me aktivitetin ekonomik, mbajtja e mirëfilltë e regjistrave, solvenca financiare, standardet e dëshmuara praktike të aftësimeve ose kualifikimeve profesionale, si /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori