Lufta e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, ka ndikuar që bizneset në Kosovë të ballafaqohen me problemin e furnizimit me lëndën e parë.
Shaqir Palushi, pronar i njërës nga bizneset në Kosovë ka theksuar problemin e furnizimit me lëndë të parë. Sipas tij, lufta e shkaktuar në Ukrainë ka bërë që të shkaktohet ky problem.
“Ndër problemet më të mëdha ka qenë vështirësia e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë për shkak të shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve dhe vështirësive që kemi pas për t’u furnizuar me lëndë të parë. Në radhë të parë për shkak të rritjes së kostos të këtyre çmimeve ne kemi bërë përpjekje të furnizohemi në vazhdimësi me sasi të mjaftueshme të lëndës së parë, por në anën tjetër të mos rritim çmimet e produkteve finale duke marrë parasysh që nuk ka pas rritje të pagave”, tha Palushi.
Burim Piraj, po ashtu pronar i njërës nga bizneset në vend tha se pengesa parësore është importimi i lëndës së parë. Derisa shtoi se kanë problem edhe me transportin, pasi Kosova ende nuk është në listën e vendeve që kanë marrëveshje të transportit të ndërsjellët.
“Kosova shumë pak prodhon lëndë të parë dhe ne jemi të detyruar që të varemi nga importi, por nga ana tjetër edhe sikur të prodhojmë lëndë të parë në Kosovë është çmimi jashtëzakonisht i lartë. Ne kryesisht po importojmë prej Evropës lëndën e parë dhe është problem shumë i madh, sepse kompanitë kosovare kanë ndryshuar dhe ka standarde të cilat ne po i zbatojmë dhe ato kërkojnë që lënda parë të jetë cilësore, kemi problem shumë me transportin, për arsyeje se Kosova ende nuk është në listën e vendeve që kanë marrëveshje të transportit të ndërsjellët. Ne ende produktet me prejardhje shtazore nuk i lejon Serbia t’i transportojmë nëpër Serbi, shkojmë nga Rumania, Bullgaria, Maqedonia në Kosovë dhe kjo është kosto shtesë që çdo kamion i merr rreth 300 euro e që janë qindra kamionë gjatë një viti dhe kostoja rritet. Ka stabilizim të çmimit të lëndës së parë që është i mirëseardhur për ne dhe po shpresojmë se nuk do të rritet”, theksoi Piraj.
Ai tha se një problem tjetër është edhe energjia elektrike. Sipas tij, investitorët e huaj hezitojnë të investojnë në Kosovë, pasi nuk e shohin si vend atraktiv.
“Problemi i madh i Kosovës është energjia elektrike, dhe nuk po ndikon vetëm në koston e produkteve vendore që po dalin me çmime jo të favorshme por po ndikon edhe në imazhin e vendit jashtë. Investitorët e huaj të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë nuk po e shohin si vend atraktiv. Shkaku i pasigurisë së tyre që të ndërtojnë reparte për punime në Kosovë”, shtoi ai.
Fjolla Smaili-Azemi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, tha se nga vizitat që i kanë realizuar në biznese, një nga problemet më të madha që kanë adresuar bizneset ka qenë vështirësia e sigurimit të furnizimit me lëndë të parë.
“Nga vizitat të cilat kemi realizuar kemi pas ankesa nga bizneset lidhur me furnizimin me lëndë të parë e cila ka ardhur kryesisht për shkak të luftës së zhvilluar në Ukrainë, pastaj ngritjes enorme të çmimeve të secilit produkt e veçanërisht e naftës dhe derivateve të saj. Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të transportit, e cila domosdoshmërisht ka ndikuar në kohëzgjatjen e ardhjes së produkteve, gjegjësisht furnizimit me lëndë të parë, nga vendet e rajonit apo edhe më tutje në Kosovë. Kjo sigurisht se ka ndikuar edhe te sigurimi i lëndës së parë dhe njëkohësisht ka bërë që bizneset e ndryshme të kenë problem sigurimin e lëndës së parë, të shkojnë më gjatë kontratat të cilat i kanë pasur të kontraktuara me partnerët e tyre dhe sigurisht të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produktit final, sepse përderisa është rritur kostoja e transportit, sigurisht është rritur edhe kostoja e produktit final dhe e çmimit final të produktit i cili do të plasohet në treg”, tha Azemi.
Ajo thotë se për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve finale, konsumatorët aktualisht detyrohen që të eliminojnë të gjitha produktet e luksit dhe të fokusohen të produktet që janë nevoja esenciale, në këtë formë, Azemi tha se kjo po dëmton dhe po ndikon negativisht te bizneset. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?