Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë se është e shqetësuar pas konfirmimit që Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë për mos shterjen e pagesave të kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë.
OAK kërkon nga BQK dhe Qeveria e Kosovës që të anulohet ky vendim dhe të shtyhen kreditë dhe tatimet edhe për tre muaj si rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët.
“Oda e Afarizmit të Kosovës konsideron që një vendim i tillë e sidomos në këtë periudhë pandemike, vështirëson operimin e mëtutjeshëm të bizneseve, meqenëse deri vonë disa kanë funksionuar me kapacitete të reduktuara e të tjerat kanë pasur të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë, gjë që ka ndikuar direkt në zvogëlimin e gjenerimit të të hyrave dhe stabilitetin financiar të operatorëve ekonomik. Gjithashtu edhe hapja e pjesërishme që është duke ndodhur tani nuk është në nivelin e të hyrave para pandemisë duke punuar shumica me kapacitete të kufizuara e si rrjedhojë edhe me të hyra shumë larg planifikimeve”, thuhet në njoftimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.
Kërkesë e bizneseve të cilat janë duke u përballur me vështirësi financiare si pasojë e pandemisë është që shtyrja e kredive dhe tatimeve të iu mundësohet edhe për tre muaj të tjerë, duke u mbuluar pjesa e interesit nga ana e shtetit, ashtu edhe siç ishte premtuar që do të ndihmohen bizneset, praktikë kjo e cila është ndërmarrë edhe në vendet e rajonit.
“OAK rikujton që efektet e pandemisë në masë të madhe pritet të vihen re pas tejkalimit të saj. Si rezultat i kësaj duhet të ofrohen mekanizma për përkrahje më e madhe të komunitetit të biznesit, në mënyrë që të kenë mundësi për rimëkëmbje, ruajtje të stabilitetit dhe funksionim të rregullt të ekonomisë. OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës, Banka Qendrore dhe partitë politike që të punojnë shumë më shumë në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve dhe krijimin e një oferte më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të mund të ruhen vendet aktuale të punës dhe të ketë mundësi të rritjes së punësimit. Për rikujtim janë rreth 30 aplikime për investime strategjike që janë duke pritur me vite aprovimin e tyre”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës