Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, deklaron se sektori privat nuk është në ditët më të mira të saj, pavarësisht që ministri i Financave ka thënë se shumica e bizneseve kanë rritur fitimet e tyre në këtë kohë.
Rafuna thekson se sektori privat është duke u përballur me shumë sfida pas pandemisë, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë.
Ai përmendi mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike në këtë dimër, inflacionin e lartë dhe mungesën e fuqisë punëtore.
Duke iu përgjigjur ministrit Murati lidhur me rritjen e pagave për punëtorët e sektorit privat, Rafuna thotë se ka rritje të pagave në sektorin privat.
Rafuna ka thënë po ashtu se masa për subvencionimin prej 50 për qind e rritjes së pagës për 3 muajt e parë, nuk po zbatohet për arsye se biznesi nuk ka mundësi dhe interes.
“Sa i përket fitimeve, bizneset kanë pasur fitime aq sa ka pasur konsum dhe kërkesë për qarkullim. Mirëpo, nuk është një fitim që ka ardhur si rezultat i investimeve kapitale të shtetit. Dua ta them me përgjegjësi se sektori privat ka lëvizur me pagat. Ka rritje të pagave në sektorin privat, diku më pak e diku më shumë, por varësisht prej mundësive. Mirëpo, çka është e rëndësishme, ka pasur lëvizje. A është e mjaftueshme? Gjithmonë ka hapësirë, mirëpo brenda mundësive dhe kërkesave, biznesi ka lëvizur në rritjen e pagave, kështu që nuk qëndron se biznesi nuk ka lëvizur në rritjen e pagave”, thotë Rafuna.
Kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga Qeveria që t’iu ndahen mjetet shtesë direkt punëtorëve pa kushtëzime.
“Prej fillimit kam qenë kundër kushtëzimit, në qoftë se dëshiron të ndihmosh biznesin dhe punëtorin, ndihmoje pa kushtëzim, mos e kushtëzo me rritje të pagës. Edhe nëse Qeveria e subvencionon pagën për tre muaj, dhe nëse biznesi nuk ka mundësi, firma nuk e rritë pagën vetëm për tre muaj. Është humane dhe sociale, për këtë duhet pasur parasysh faktin te shpenzimet rrjedhëse.
Mirëpo kjo masë nuk po implementohet për arsye se biznesi nuk ka mundësi dhe interes që ta rrisë pagën për tre muaj sepse kur të rritet paga, ajo bëhet për vitet e ardhshme. Nuk e bën atë për tre muaj, dhe pas kësaj periudhe me e ndalë, sepse kjo ndikon në demotivim të stafit dhe në kualitetin e punës. Për këtë arsye nuk është e dejtë që të kushtëzohet. Në qoftë se Qeveria ka ndarë ato mjete, atë shumë për të ndihmuar punëtorin, ndaje nga 50 për qind, pa e kushtëzuar që të rriten pagat”, thekson ai.
Rafuna ka theksuar se nuk ka informata se ndonjë biznes ka aplikuar deri tash për subvencionim të pagave për punëtorë.
Madje, ai thotë se punëtorët të cilët i ka takuar si kryetar i Odës Ekonomike, janë të kënaqur, dhe sipas tij, kanë pasur rritje të pagave.
“Nuk kam informata, nuk e ka diskutuar asnjë biznes këtë çështje, por edhe me punëtorët të cilët i kam takuar brenda biznesit, asnjë nuk më ka shfaqur brengosjen përse nuk po i merr 50 për qind të subvencionit. Gjithë punëtorët që i kam takuar janë të kënaqur, kanë pasur rritje të pagave. Megjithatë, kuptohet paga e mirë s’ka fund, mirëpo brenda mundësisë që ka pasur biznesi ka pasur lëvizjes të rritjes së pagave. Edhe vet punësimi i rreth 300 mijë të punësuarve që janë në sektorin privat e tregon që ata janë të kënaqur me punën dhe me pagën që e marrin në sektorin privat”, thotë ai.
Ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati bëri thirrje bizneseve që fitimet e shtuara, t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – punëtorët. Ai shkroi se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e Qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna ka komentuar edhe projektbuxhetin 2023, ku kërkoi që në vitin e ardhshëm të ketë realizim më të madh të projekteve kapitale.
“Te pjesa e shpenzimeve kapitale ka një ngritje të buxhetit, në tabelën e parë të buxhetit janë të parapara edhe 100 milionë euro më shumë se sa që ishin këtë vit, që shkon deri në 800 milionë euro të parapara për projekte kapitale.
Mirëpo, pyetja është a do të shpenzohen dhe implementohen ato projekte apo do të ndodhë e njëjta siç ka ndodhur këtë vit, në vitin 2022, kështu që kërkesa ime për Ministrinë e Financave që ta gjejë një mekanizëm që ministrive në kuptim pozitiv t’iu bëjë presion të implementohen sa më ligjshëm, më efikas dhe më shpejt projektet kapitale në mënyrë që të kemi një lëvizje të zhvillimit ekonomik brenda vendit… Kështu që thirrja ime është që shpenzimet që janë të parapara për investime kapitale të shpenzohen sa më shumë dhe viti 2023, të mos përsëritet sikur 2022, që sipas raporteve deri më sot nuk shkon as 12-13 për qind”, tha ai.
Projektligji për buxhetin 2023 është mbi 3.2 miliardë euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës