LAJMI I FUNDIT:

Bislimi me Surroin dhe Shalën takohen me Lajçakun e Palmerin, flasin për dialogun

Bislimi me Surroin dhe Shalën takohen me Lajçakun e Palmerin, flasin për dialogun

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi është takuar sot me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Matthew Palmer, me të cilët ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të ri dialogut dhe hapat e ardhshëm që pritet të ndërmerren.

Në njërin nga takimet ishin të pranishëm edhe disa këshilltarë nga zyra e Lajçak dhe disa nga ekspertët e angazhuar në mbështetje të Qeverisë në procesin e dialogut.

“Në takime u diskutua edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën në Bruksel gjatë muajit qershor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vullnetin e Qeverisë për t’u përfshirë në një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës.


Tutje, në njoftim thuhet se “Bislimi u shpreh mirënjohës për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut, që siç tha ai, është edhe një sinjal për praninë e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-ve, si partnerë në zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme premtuese në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Presidentja Osmani kërkon heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Osmani kërkon heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
Osmani: Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun

Osmani: Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun

Lajme
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Kalo në kategori