LAJMI I FUNDIT:

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të bisedave në Viber ndërmjet anëtarëve të partisë, ku diskutohej shqyrtimi i votave me postë për shkak të dyshimeve për manipulim.

Përmes një deklarate publike, Kica-Xhelili ka pretenduar se LDK po përballet me sulme nga tri grupe të ndryshme: Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe një fraksion i brendshëm brenda vetë LDK-së.

Ajo ka akuzuar grupin e parë, të cilin e quajti “ZdraVVo”, për fushatë kundër LDK-së dhe për përfshirje në “skema të mafisë energjetike”.


Sipas saj, ky grup synon të dëmtojë partinë për shkak të qëndrimeve të saj të qarta ndaj tyre.

Grupi i dytë, sipas Kica-Xhelilit, është ai i PDK-së, të cilin e përshkroi si “PDK f.m. stereo” – duke e akuzuar për përpjekje për të ndikuar në LDK dhe për ta shndërruar atë në një levë të interesave të saj politike.

Ndërsa grupi i tretë, sipas saj, është më i vështirë për t’u identifikuar, por përfaqëson ata që refuzojnë reformën brenda LDK-së, jo si një ndryshim gjeneracional, por si një transformim të mendësisë brenda partisë.

Kica-Xhelili theksoi se këto tri grupe, ndonëse të ndryshme, po bashkëpunojnë në misionin e tyre për ta dobësuar LDK-në dhe për të penguar zhvillimet e saj të brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Drejtësi

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim e Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Lajme
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme
Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Lajme
Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Lajme
Kalo në kategori