Shija e një birrarie në Zvicër nisi tregimin e një birre që shumë shpejtë do të jetë birra më e preferuar në Kosovë.

Familja Maraj që jeton në Zvicër për më shumë se 25 vjet, kanë nisur projektin e birrarisë BEG në Kosovë, pasi që u mahnitën nga receta që e krijuan në Zvicër me vetëm katër përbërës (Ujë, Malt, Hops dhe Maja).


birra beg 6

Me ujin që vjen nga burimi i Vrellës, aty ku u ndërtua edhe fabrika, birra BEG sfidon edhe brendet ndërkombëtare me kualitetin e jashtëzakonshëm pasi që edhe përbërësit tjerë të kësaj birre janë të klasit të parë (Hops & Malt nga Gjermania, Maja nga Franca).

birra beg 3

BEG është birrë 100% natyrale, duke mos përmbajtur materie të ndryshme kimike gjatë përpunimit. Birra e parë do të jetë Lager, ndërsa më pas do të lansohen edhe shijet e reja inovative si: Draft, Krudo e të tjera për të kënaqur nevojat dhe shijet e adhuruesve të birrës në Kosovë.

Me një shije të jashtëzakonshme, me shishe unike dhe etiketë të brenduar me siluetën e heroit kombëtar Skënderbeut, të gjithë ata që do të pinë birrën BEG do të ndjehen përnjëmend si BEG.

birra beg 9

E gjithë kjo storje inspiruese do të përcillet edhe me një lansim emocional, pasi që nga 28 Nëntori, nga Dita e Flamurit, kjo birrë do të mund të gjendet në çdo dyqan apo kafiteri në Kosovë.

Më shumë në Instagram: Birra BEG

birra beg 12

birra beg 13

birra beg 14

birra beg 15

birra beg 11

birra beg 10

birra beg 8

birra beg 2

birra beg 5