LAJMI I FUNDIT:

Binjaket thonë se janë shumë të ngjashme, ndajnë të njëjtin burrë dhe duan të mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

Binjaket thonë se janë shumë të ngjashme, ndajnë të njëjtin burrë dhe duan të mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

Anna dhe Lucy DeCinque e cilësojnë njëra-tjetrën si “binjaket më identike në botë” dhe punojnë për të përmbushur titullin e tyre të vetëshpallur.

Binjaket janë të fejuara me të njëjtin burrë, ndajnë orarin e njëjtë të banjës dhe bëjnë të njëjtën punë (njëra me rrogë dhe tjetra si vullnetare, për arsye ligjore), transmeton Telegrafi.

Ato gjithashtu plotësojnë fjalitë e njëra-tjetrës pasi flasin të dyja njëherazi.


Binjaket DeCinque treguan në një emision për jetën e tyre interesante, që përfshin gjithashtu fejesën me të njëjtin burrë, Ben. Ky i fundit i propozoi martesë atyre në fund të sezonit të parë pas 11 vjetësh lidhjeje.

Gjatë sezonit të dytë, binjaket gjithashtu thonë se e kanë ëndërr të mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë.

Shikuesit shpesh kritikojnë motrat për afërsinë e tyre, thonë binjaket. Por megjithatë u shprehën se nuk ndihen pishman për jetesën tyre.

“Ne e duam njëra-tjetrën dhe me të vërtet nuk mund të jetojmë pa njëra tjetrën. Dhe ne funksionojmë si një person”, thonë ato.

Binjaket kanë qenë në lidhje me Ben Byrne për më shumë se një dekadë dhe ai i propozoi atyre me unaza identike.

Motrat thanë për Insider se ai është i vetmi burrë që e kishin ndarë bashkë, sepse ai kishte pranuar të mbante një lidhje me të dyja.

Ato thanë se u dashuruan me personalitetin e tij, humorin dhe aftësinë për t’i trajtuar ato në mënyrën se si ato dëshirojnë të trajtohen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante

"Njerëzit thonë se ne ngjajmë", Trump e krahason veten me Elvis Presleyn

Fun
Te dehurin që e kishte zënë gjumi në shina e godet treni në Peru, shpëton mrekullisht me lëndime të lehta

Te dehurin që e kishte zënë gjumi në shina e godet treni në Peru, shpëton mrekullisht me lëndime të lehta

Interesante
Kalo në kategori