Binjakët kërkuan që në dasmë të luhej një këngë - shikoni vallëzimin e tyre

Nëna Brittany i ka bërë për të qeshur përdoruesit e TikTok-ut me një video të binjakëve të saj – një vajzë dhe një djalë të vegjël – të cilët kanë argëtuar shumë njerëz me sjelljen e tyre.
Binjakët simpatikë ishin të ftuar në një dasmë së bashku me prindërit, dhe kishin vetëm një kërkesë për DJ-në: t’ua vendoste këngën e tyre të preferuar.
Fëmijët janë të çmendur pas këngës popullore "APT.", të interpretuar nga Bruno Mars dhe Rose, dhe sjellja e tyre e ëmbël gjatë këndimit u ka nxjerrë buzëqeshjen shumë njerëzve.
Gjithçka nisi kur vajza e vogël e përkul kokën pas dhe fillon të këndojë në mënyrën e saj, e pas disa sekondash bën të njëjtën gjë edhe vëllai i saj.
Videoja ka bërë shumë përdorues të kësaj platforme të qeshin, dhe disa prej tyre kanë komentuar se edhe fëmijët e tyre janë të fiksuar pas kësaj kënge. /Telegrafi/
@mommabritt_britt The song they requested at the wedding 😂 #futurerockstars #apt #toddlersoftiktok @Bruno Mars #fyp #lipsync

















































