Të jesh binjak nuk do të thotë të jesh i njëjti person. Përpiquni të jeni i balancuar dhe t’i shpjegoni fëmijëve me fjalë se ju i vlerësoni dhe i doni njësoj, pavarësisht se sa të veçantë janë ata.
Blerta Bodinjaku
Psikoterapiste
Prindërit e fëmijëve binjakë ballafaqohen me një përpjekje të dyfishtë, jo vetëm sepse u kushtojnë dyfishin e kohës dhe energjisë për të ushqyer, veshur, ndërruar fëmijët e tyre, por mbi e gjitha sepse shumë shpejt përballen me sfidën për të plotësuar nevojat emocionale të fëmijëve individualisht, por edhe në sinkroni me njëri-tjetrin.
Shpesh prindërit e binjakëve mund të përballen me ankthin dhe frikën se kur shpenzojnë kohë me njërin nga binjakët, tjetri mund të ndjehet keq dhe i lënë mënjanë etj. Në përpjekje për të qenë të balancuar dhe të vëmendshëm në mënyrë dhe masë të njëjtë me fëmijët e tyre, shpesh prindërit mund të ndjehen të bllokuar, në ankth, të përjetojnë ndjenja faji, e rrjedhimisht mund të bëjnë zgjedhje, të cilat jo gjithmonë e ndihmojnë vërtet mirëqenien e fëmijëve dhe raportin midis tyre.
Dy qenie të vockla identike shumë lehtë mund të provokojnë ndjenja habie e kurioziteti, madje edhe sens humori edhe loje. Në fakt, përballë një çifti të ëmbël dhe identik është e vështirë të mos mendosh se edhe natyra luan dhe ka sens humori. Në këtë frymë loje, prindërit mund të marrin vendime të rëndësishme, të cilat në fakt nuk janë aspak lojë dhe mund të rezultojnë jo të përshtatshme për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Një ndër këto vendime mund të lidhet me emrin e fëmijëve, si psh., Diell dhe Diella, Ard dhe Arda, Gent dhe Genta, etj., janë shembuj që tregojnë prirjen e prindërve të binjakëve të zgjedhin emra të ngjashëm. Mund të jenë emra që fillojmë me të njëjtën shkronjë apo rrokje, emra që bëjnë rimë ose emra që theksojnë lidhjen e fortë midis binjakëve dhe që bazohen në marrëdhënie historike. Është e vërtetë që në fillim këto kombinacione mund të duken të lezetshme, por gjatë rritjes dhe përballjes me kontekstin social, mund të shkaktojnë konfuzion.
Prindërit duhet të mbajnë mend që emri është i lidhur ngushtë me identitetin e çdo individi dhe se emri që ata zgjedhin do t’i shoqërojë fëmijët e tyre gjatë gjithë jetës. Për këtë arsye, thjesht zgjidhni dy emrat që ju pëlqejnë më shumë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe mbani mend që, edhe pse janë binjakë, fëmijët tuaj janë dy qenie të ndryshme që duhet të kenë emrat e tyre të ndryshëm.
Edhe për sa i përket veshjes, shpesh prindërit gjenden përballë tundimit për t’i veshur fëmijët e tyre në mënyrë identike. Prirja për t’i veshur binjakët në mënyrë identike mund të fillojë si lojë ose mund të burojë nga dëshira për të theksuar veçantinë e të qenit binjak e ndoshta edhe për t’u dhënë fëmijëve mesazhin se prindërit dëshirojnë t’i trajtojnë njësoj e në mënyrë të padiferencuar ata.
Gjithsesi, nëse ndodh rrallë dhe vetëm në raste të veçanta, kjo gjë nuk duhet të përbëjë një problem, por nëse ndodh rregullisht dhe merr formën e lojës, prindi nuk bën gjë tjetër veçse krijon konfuzion dhe ngulit idenë se secili prej fëmijëve është pjesë e tjetrit, pjesë e çiftit e jo një qenie e plotë dhe e shkëputur nga tjetri.
Tepër e rëndësishme për prindërit e binjakëve është të mbajnë parasysh se gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, binjakët mund të paraqesin ritme të ndryshme zhvillimi, mund të zhvillojnë preferenca të ndryshme dhe të ndërmarrin zgjedhje të ndryshme. Nën presionin e kohës, e detyrimeve për të përmbushur, por edhe mendimeve të gabuara që mund të ekzistojnë për binjakët, prindërit mund të shqetësohen nëse vënë re se njëri nga fëmijët e mëson një sjellje më ngadalë se tjetri. P.sh., të hequrit e pelenave dhe të mësuarit e fëmijës të përdorë banjën apo oturakun përbën një sfidë për çdo fëmijë dhe secili ka ritmin e vet të përshtatjes dhe të të mësuarit.
Në këtë kuptim, prindërit duhet të jenë të duruar dhe t’i rezistojnë tundimit për të krahasuar fëmijët midis njëri-tjetrit. Në vend që të thoni “Ja, shiko, Ana e bën çiçin në banjë, kurse ti akoma nuk di ta bësh”, ju mund të ndihmoni fëmijën të pranojë faktin që binjaku i tij di të bëjë diçka më mirë se ai, p.sh.: “Edhe ti do ta bësh çiçin në banjë sapo të kesh dëshirë. Dëshiron të provosh? Në të njëjtën mënyrë, fëmijët, edhe pse binjakë, mund të kenë preferenca të ndryshme në lojë, ushqim apo çdo zgjedhje tjetër. Mos u çudisni! Të jesh binjak do të thotë të jesh i njëjti person.
Nëse ju habiteni, rrezikoni të jepni mesazhin se diçka nuk shkon mirë me njërin nga fëmijët, se ka një problem që fëmijët nuk janë njësoj dhe po ashtu, do ta keni të vështirë t’i rezistoni tundimit për t’i krahasuar fëmijët. Në vend që të thoni: “Pse nuk vizaton si Denisi?”, ju mund të nënvizoni cilësitë dhe aftësitë e secilit duke thënë: “Denisi di të vizatojë shumë bukur, ndërsa ti ndërton pallate shumë të bukura”.
Kujdes! Shmangni çdo krahasim dhe përpiquni të shijoni dhe vlerësoni unitetin e fëmijëve dhe kapacitetin e tyre individual për të ndërtuar një identitet të qartë dhe ‘personal’.
Në përpjekjet e tyre për të përdorur dhe ndarë kohen midis binjakëve, prindërit mund të bazohen në të njëjtin parim si në shumë gjëra të tjera: ‘Kudo bashkë, gjithçka njësoj’. Në të vërtetë, të qëndruarit bashkë, të luajturit bashkë dhe të bërit të shumë aktiviteteve të përbashkëta, mund të jetë një kënaqësi më vete dhe mund të përforcojë marrëdhënien midis fëmijëve. Por si në çdo gjë tjetër, edhe këtu duhet të funksionojë parimi i masës dhe, mbi të gjitha, i hapësirës personale. Duke pasur parasysh parimin e hapësirës individuale, prindi mund të përpiqet të programojë aktivitet, apo kohë të veçantë për secilin prej fëmijëve. Kështu, një ditë mund të shkojë në market me njërin dhe të nesërmen të shkojë për vizitë tek një shoqe me tjetrin. Ose një ditë të shkojë tek parku i preferuar i lodrave të njërit dhe të nesërmen tek parku i preferuar i tjetrit.
Qëllimi i kësaj gjëje është t’i familjarizojë fëmijët me idenë e të qenit një qenie më vete dhe shkëputur nga tjetri. Nga ana tjetër është një mënyrë e mirë për prindin për të ndërtuar një marrëdhënie më të thellë dhe më të personalizuar me secilin prej fëmijëve.
Kur të filloni të shpenzoni kohë të veçantë me secilin nga fëmijët, do të keni mundësinë t’i njihni ata më mirë për të eksploruar aspekte të sjelljes dhe të qëndrimeve në mënyrë më të plotë dhe personale dhe ndoshta edhe do të habiteni kur të zbuloni se sa të ndryshëm mund të jenë fëmijët tuaj kur janë të ndarë nga njëri-tjetri.
Përpiquni të jeni të balancuar dhe t’i shpjegoni fëmijëve me fjalë se ju i vlerësoni dhe i doni njësoj, pavarësisht se sa të veçantë janë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme