Billie Eilish tashmë do të ndihet më e sigurt, pasi iu shqyrtua kërkesa e saj.

Kjo ka të bëjë me një kërkesë që ajo bëri për urdhër ndalimi ndaj ngacmuesit, John Matthews Hearle, i cili e përndjekte vazhdimisht, shkruan Daily Mail.


Me pretendimin se kishte krijuar një kamp afër shtëpisë së saj, John kishte dërguar edhe letra kërcënuese ndaj artistes.

39468488 0 image a 59 1613690046280

“Ti nuk mund te kesh çfarë të duash, derisa nuk vdes për mua”, ishte ndër shkrimet që Eilish i kishte bërë publike.

Billie në kërkesën e saj kishte kërkuar që ai të jetë të paktën një kilometër larg saj, pasi frikësohet edhe për prindërit.

39468486 0 image a 61 1613691087275

19-vjeçares tashmë i është konfirmuar urdhër ndalimi pesë-vjeçar ndaj Hearle, i cili sipas saj po shkaktonte frikë dhe ankth.

Ndërkaq, ajo është duke jetuar për momentin me prindërit në një rezidencë në Los Angeles. /Telegrafi/

39468482 0 image a 60 1613690098194