LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates mund ta largojë nga fondacioni bamirës Melinda Gatesin

Bill Gates mund ta largojë nga fondacioni bamirës Melinda Gatesin

Bill Gates dhe Melinda Gates po i japin vetes një periudhë prove dy vjeçare për të parë nëse ata mund të bashkë kryesojnë fondacionin bamirës që e kanë trajtuar si një fëmijë.

Kur çifti njoftoi shkurorëzimin e tyre dy muaj më parë, ata thanë se do të qëndronin të dy si bashkë-kryetarë të Fondacionit “Bill&Melinda Gates”.

Por, CEO i fondacionit njoftoi një plan të ri “për të siguruar vazhdimësinë e punës së fondacionit. Pas dy vjetësh do të vlerësohet nëse munden të vazhdojnë të punojnë së bashku si bashkëkryesues”, tha Mark Suzman, raporton cnn.

Nëse gjërat shkojnë keq, Bill Gates do ta merrte nën kontroll fondacionin, në thelb, do ta blinte atë nga ish-bashkëshortja, tha Suzman. Melinda French Gates do të merrte “burimet personale” nga Gates për punën e saj filantropike – burime që do të ishin “plotësisht të ndara nga dhurata e fondacionit”, transmeton Telegrafi.


Fondacioni Gates është një nga fondacionet më të mëdha bamirëse në botë dhe themeluesit e tij e kanë trajtuar si “fëmijën e tyre të katërt”, tha Suzman për Wall Street Journal.

Në deklaratën e së mërkurës, fondacioni njoftoi se çifti kishte zotuar 15 miliardë dollarë për bamirësi.

Gateses po zgjerojnë gjithashtu numrin e kujdestarëve që mbikëqyrin qeverisjen e fondacionit për të “sjellë perspektiva të reja, për të ndihmuar në caktimin e burimeve dhe drejtimin strategjik dhe për të siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e fondacionit”.

Në dy dekada që nga themelimi i fondacionit, Gates kanë kontribuar më shumë se 55 miliardë dollarë – shumica e saj nga pasuria personale e dyshes – në një gamë të gjerë iniciativash në lidhje me shëndetin global, zbutjen e varfërisë dhe, kohët e fundit, përhapjen globale të vaksinave kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori