Harriet Hunt dhe bashkëshorti saj Ryan Omer, kanë mbetur të befasuar nga bileta misterioze që gjetën mbi dollapin e kuzhinës së shtëpisë së tyre, që ndodhet në Romford të Anglisë.

Ata nuk ia kanë idenë prej nga iu erdh kjo biletë që mban datën 8 gusht 1988, ndërsa është më e vjetër se ata të dytë, transmeton Telegrafi.


Bileta misterioze e vjetër afro 30 vjet iu shfaq papritmas ne kuzhine foto 2 Bileta e gjetur në kuzhinë

“Ishim vetëm në shtëpi me fëmijën dyvjeçar, ndërsa kurrë më parë nuk kisha parë diçka të tillë. Mendova se ishte bileta mujore e burrit tim, por më vonë e shikova me vëmendje”, ka thënë Hunt e befasuar me rastin.

Fotografia e postuar në rrjetin social, ka marrë shumë komente, në mesin e të cilave është përshkruar edhe si fatsjellës.

Bileta misterioze e vjetër afro 30 vjet iu shfaq papritmas ne kuzhine foto 3 Prindërit me fëmijën dyvjeçar

“Në përgjithësi ka shifrat tetë dhe ky është numri me fat i kinezëve Shkoni në Kinë dhe luaj lotari. Jeni bekuar nga engjëjt”, është një nga komentet. /Telegrafi/