LAJMI I FUNDIT:

Bileta më e shtrenjtë në botë e aeroplanit që kushton 70.500 euro: Ja çfarë fitoni nëse e blini atë biletë (Video)

Bileta më e shtrenjtë në botë e aeroplanit që kushton 70.500 euro: Ja çfarë fitoni nëse e blini atë biletë (Video)

Aviokompania “Etihad Airways”, është duke ofruar një biletë kthyese nga Londra në Melburn që kushton plot 70.500 euro! Kjo nënkupton qëndrimin në një apartamentin “The Residence”, në kulm panoramik në aeroplanin më të madh të pasagjerëve në botë.

Çmimi i kësaj bilete ka tejkaluar shumën e biletës më të shtrenjtë të aeroplanit nga Nju Jorku në Mumbai, e cila kushtonte rreh 66.630 euro, transmeton Telegrafi.

Blerësit e kësaj bilete do të kenë në dispozicion një apartament me tri dhoma gjumi në “Airbus A380-800”.


Apartamenti “The Residence” është apartamenti i parë me tre dhoma gjumi në një aeroplan komercial, që i ka ndihmuar aviokompanisë “Etihad Airways” të fitoj çmime të shumta për udhëtim në klasin e parë.

Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 12 metra katrorë, dhe është i vendosur në anën e sipërme të A380 dhe mund të zë një ose dy persona.

Dhoma e ndenjes posedon televizion 32 inç LCD, divan të mbuluar në lëkurë dhe dy tavolina për ngrënie. Brenda këtij apartamenti ju shërben kamerieri personal, dhe aty keni rastin të shijoni specialitet e preferuara nga kuzhinierët më të mirë të botës.

Nga korridori mund të hyhet në dhomën e gjumit, ku aty është një dhomë dopio që është i mbuluar me çarçafë italian. Kurse në mur është i vendosur televizioni LCD 27 inç. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante

"Fati në duar të gruas": Burri fiton gjysmë milioni dollarë në lotari pas udhëzimeve të gruas së tij

Interesante
Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku

Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku "vodhi" vëmendjen e mediave

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori