LAJMI I FUNDIT:

Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Largimi i Nico Schlotterbeck nga Borussia Dortmundi është i sigurt në verë, por vazhdon të mbetet në dyshim se ku do ta vazhdoj karrierën.

Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën verdhezi dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

25-vjeçari është i dëshpëruar me ecurinë e skuadrës këtë sezon dhe duket se BVB do të mbetet pa u kualifikuar në garat evropiane.


Nga Reali te Barcelona dhe top klubet angleze, Nico Shclotterbeck dëshira e gjigantëve evropianë
Lexo po ashtu Nga Reali te Barcelona dhe top klubet angleze, Nico Shclotterbeck dëshira e gjigantëve evropianë

Tre klubet angleze ARsenal, Liverpool dhe Newcastle United e duan me çdo kusht gjermanin, derisa ai kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Barcelona.

Gazeta gjermane Sport Bild ka raportuar se edhe PSG ka shfaqur interesim të madh për mbrojtësin.

Dortmund do të detyrohet ta shes lojtarin pasi ka nevojë për të ardhura dhe synon që nga largimi i Schlotterbeck të fitojë 70 milionë euro.

Mbrojtësi gjerman ka zhvilluar 36 ndeshje këtë edicion, derisa ka bërë edhe katër asistime. /Telegrafi/