LAJMI I FUNDIT:

Bilall Kasami për koalicionin trepalësh: Për ne është i rëndësishëm programi dhe jo pozicionet

Bilall Kasami për koalicionin trepalësh: Për ne është i rëndësishëm programi dhe jo pozicionet

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë në ‘Click plus’ në TV21 tha se ende po pret takim midis tre partive politike për një koalicion të ardhshëm, përkatësisht takim midis Lëvizjes Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

“Nuk duam të vijmë në pushtet dhe të sillemi si BDI, andaj për ne ndarja e pozitave nuk është e rëndësishme por ndërtimi i një planprogrami për bashkëqeverisje”, thotë Kasami duke shtuar se ai i ka thënë po koalicionit trepalësh, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kasami thotë se nuk është në politikë për inate personale dhe se pranon Afrim Gashin si kryetari i partisë ‘Alternativa’.

Në pyetjen nëse se çfarë kushtesh ka Lëvizja Besa për t’u bashkuar në koalicionin mes ASH-së dhe Alternativës, Kasami ripërsëriti qëndrimin se në rast të një koalicioni trepalësh, duhet të dilet me një konferencë të përbashkët ku do të shpjegohet platforma politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori