LAJMI I FUNDIT:

BIK-u në Pejë ndihmon 85 familje skamnore

BIK-u në Pejë ndihmon 85 familje skamnore

Në kuadër të aktiviteteve humanitare të cilat i ndërmerr në prag të festave, Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) e Pejës ka ndihmuar 85 familje më pako ushqimore.

Kjo ndihmë ka ardhur në prag të muajit të Ramazanit, ku përmes ndihmave tentohet që të zbutet gjendja e rëndë e skamnorëve në këtë komunë.

Në Komunikatën e lëshuar për media nga KBI-ja e Pejës, thuhet se KBI-ja e Pejës së bashku më udhëheqësit e shoqatës “Bereqeti” në Pejë, kanë përgatitur planin për tu dalë në ndihmë këtyre familjeve.


Këtë aktivitet humanitar, në prag të Ramazanit, e ka mbështetur edhe shteti i Turqisë.

E Kryeimami i KBI në Pejë, Enes Goga, apelon te qytetarët e Pejës që të solidarizohen në këtë muaj të solidaritetit dhe mëshirës më skamnorët dhe nevojtarët. /Telegrafi/