BIK: Shkuarja në Haxh për këtë vit do të kushtojë 6,350 euro

Shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro.
Kështu Bashkësia ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
“Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmime e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e të tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro“, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Vitin e kaluar Kosova ka qenë në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh.
Sipas statistikave të mëhershme, shkuarja në Haxh, vitet e kaluara kishte qenë dukshëm më lirë.
Në vitin 2017 - 3,400 euro;
2021 - nuk ka pas Haxh;
2018 - 3,800 euro;
2019 - 4,150 euro;
2020 - nuk ka pas Haxh;
2022 - 5,700 euro;
2023 - 6,350 euro;
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































