BIK: Namazi i natës të falet vetëm në xhamitë qendrore të komunave

14:"Ridvan Slivova
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i natës në dhjetë ditshin e fundit të muajit të Ramazanit të falet vetëm në një xhami.
Sipas dokumentacionit që ka siguruar Telegrafi, xhamia duhet të caktohet nga Këshilli përkatës me mundësi që të jetë xhamia qendrore e komunave.
Po ashtu, në njoftim thuhet se nëse nuk përfillen udhëzimet atëherë do të merren masa disiplinore për shkeljet që bien ndesh me Kushtetutën e BI-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































