LAJMI I FUNDIT:

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), përmes një letër-qarkoreje, u ka kërkuar imamëve të xhamive të Kosovës t’u kërkohet besimtarëve që të jenë shumë të kujdesshëm se nga kush po informohen dhe të kenë kujdes nga persona jashtinstitucionalë me agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin.

“Si muslimanë që jemi, kemi obligim fetar që të jemi shumë të kujdesshëm se nga kush po informohemi dhe prej kujt po i marrim njohuritë tona. Bëjmë thirrje që të kemi kujdes edhe nga disa të vetëquajtur imamë, persona jashtinstitucionalë, të cilët nuk kanë as njohuri fetare, e as dinjitet njerëzor e kombëtar, për më tepër kanë agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë tonë”, thuhet në këtë letër-qarkore.


BIK, përmes kësaj letre, shton se në këtë kohë kur bota ballafaqohet me sfida të shumta, lutet për paqe mes gjithë popujve të botës, pa dallim.

“Lutemi për ndalje të të gjitha luftërave e konflikteve në botë, dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje gjithë besimtarëve tanë si në vend ashtu edhe në mërgatë që, në këto kohë krizash e sfidash për vendin e botën, të jenë të matur, të kenë kujdes mos të bien pre e provokimeve e nxitjeve, me qëllim që të ruajmë unitetin tonë e të punojmë në të mirë të fesë, vendit e kombit, thuhet tutje në këtë letër, raporton RTK.

BIK tutje shton se në këto ditë të Ramazanit lutet për mirëqenien e qytetarëve tanë, familjeve tona dhe të dashurve tanë edhe në mërgatën e largët, e në veçanti besoj se duhet të lutemi edhe për punonjësit e institucioneve të rendit dhe sigurisë të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori