LAJMI I FUNDIT:

Big Brother VIP 3 mund të mos e prezantojë Arbana Osmani?

Big Brother VIP 3 mund të mos e prezantojë Arbana Osmani?
Foto: Arbana Osmani/Instagram

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar.

Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.


Foto: Arbana Osmani/Instagram

Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço.

Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”. /Anabel/

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori