Eksportet me Kosovën ranë me 25 për qind në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm tre për qind.
Rënia e shkëmbimeve tregtare ka shqetësuar bizneset e dy vendeve, të cilat thonë se hapësirat boshe po i shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar serbët.
“Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.
Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojne aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produket shqip.
“Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një shoë që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre”, ka nënvizuar Gërxhaliu.
“Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t’i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme ‘blej shqip’”, ka shtuar Jaka. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend