LAJMI I FUNDIT:

Bie vlera e funtit për shkak të coronavirusit

Bie vlera e funtit për shkak të coronavirusit

Vlera e funtit ka rënë në nivelin e tij më të ulët kundër dollarit që nga viti 1985.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, vlera e tij thuhet të ketë rënë si pasojë e coronavirusit, ndërsa Banka e Anglisë uli normat e interesit në vetëm 0.25 për qind të mërkurën e kaluar.

Eksperti i ekonomisë, Jeremy Thompson Cook, ka thënë se fajtor për rënien e vlerës së funtave e cilëson ekonominë e dobët të vendit, mungesën e investimeve ndërkombëtare, keq-menaxhimin e qeverisë për të parandalimin e rasteve të coronavirusit dhe Brexit-in.


Ndryshe numri i të infektuarve nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 2,642, ndërsa 72 të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/